-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama me të rinjtë në Lushnjë: E vlerësoni të drejtën tuaj për votën, mendoni për ata që nuk munden të zgjedhin

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me të rinjtë e Lushnjës. Ai ka përdorur situatën aktuale të Ukrainës duke i kërkuar atyre të vlerësojnë liritë dhe ti kushtojnë vëmendje të madhe lirisë së votës.

“Ju mbase nuk e vlerësoni tani të drejtën tuaj, madje e keni nuk e vini re edhe nuk e ushtroni, unë ju kërkoi për hir të atyre që sot nuk e kanë këtë të drejtë ose nuk e dinë nëse do ta kenë më, për ata që u përpoqën ta fitonin këtë të drejtë po nuk e gëzuan, ja për këto arsye ju bëjë thirrje jo vetëm ju por edhe atyre që s’janë këtu që në 6 mars të shkojnë të votojnë,” është shprehur Rama.

Ai refuzoi të fliste për kandidatët e tjerë pasi nuk i njihte, por tregoi se për aq kohë sa ata janë përkrah bravës dhe bishtit të varesë i ul pikë në sytë e qytetarëve sipas tij. Po ashtu u kërkoi të rinjve të mos e shikonin politikën si të keqe.

“Politika nuk është e keqe, politika bëhet nga politikan, ata janë njësoj si lojtarët, ka lojtar të mirë dhe lojtar të keq, po kjo nuk e bën lojën të shëmtuar, ndaj mos u nisni nga ata që shahen edhe e bëjnë sikur këtu lufta nuk ka mbaruar, votoni dhe mos e shikoni politikën si të keqen e botës.”/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit