Kosova mund të përballet me krizë të furnizimit me drithërave, kjo për shkak të luftës në Ukrainë, kështu tha ish-kreu i Vetëvendosjes Visar Ymeri.
Prandaj sipas tij, kreu aktual i Qeverisë Albin Kurti duhet që të marrë masa të menjëhershme për rritjen e fondit për rezervat shtetërore.
Këshilla për Kurtin, ai pati edhe sa i përket rritjes së çmimeve. Ymeri shtoi se duhet pasur kujdes që të mos rritet çmimi i produkteve bazë, pasi nga kjo mund të rrezikohet rritje e inflacionit e që do të shkaktonte një zinxhir shumë më të dëmshëm për ekonominë.
Ymeri ka shtuar se Qeveria duhet të ndërhyjë përmes rezervave shtetërore të mbajë këtë çmim që ka e jo të rrisë pagat, sepse vendi mund të futet në një cikël të rrezikshëm të inflacionit.