Policia në Suharekë mori informacion se në lagjen ‘Shirokë’, disa persona janë duke luajtur bixhoz.
Pas kësaj, veprimet e policisë kanë qenë të menjëhershme, ku brenda lokalit është hasur pronari me 13 persona që kanë qenë duke luajtur bixhoz me letra në një tavolinë si dhe xhetonë të cilët përdoren për ketë lojë.
Në lidhje me veprimet policore është kontaktuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që të sekuestrohen sendet e gjetura në cilësinë e provave materiale.