Vajza në foto quhet Oleksandra. Ajo dhe katër qentë e saj janë strehuar në tualetin e banesës ku ajo jeton në Kharkiv që nga fillimi i bombardimeve ruse.
“Kur dëgjova shpërthimet e para, vrapova të marr qentë e mi. Njerëzit ishin në panik, braktisnin makinat dhe vraponin te fshiheshin. Unë isha shumë e frikësuar”, thotë ajo per BBC.
25-vjeçarja flet rregullisht me nënën e saj, e cila jeton në Moskë. Por në këto biseda, madje edhe pasi e bija i ka dërguar video nga vendlindja e saj e bombarduar dhe ne gjendje te shkaterruar, Oleksandra nuk është në gjendje ta bindë nënën e saj për rrezikun që i kanoset nga sulmet e Rusise.
“Nuk doja t’i trembja prindërit e mi, por fillova t’u them troç se civilët dhe fëmijët po vdesin,” thotë ajo. “Por edhe pse shqetësohen për mua, ata ende thonë se ndoshta kjo eshte vetëm rastësi, se ushtria ruse nuk do të synonte kurrë civilët. Se janë ukrainasit ata që po vrasin njerëzit e tyre.”
Është nje gje e zakonshme që ukrainasit të kenë familjet e tyre përtej kufirit, në Rusi, shkruan BBC. Por për disa, si Oleksandra, të afërmit e tyre rusë kanë një ide dhe mendim komplet të kundërt ne lidhje me konfliktin. Ajo beson se kjo është për shkak të historive që atyre u tregohen nga mediat ruse të kontrolluara fort nga pushteti i Putinit.
Oleksandra thotë se nëna e saj thjesht përsërit ato që dëgjon në kanalet televizive shtetërore ruse.
“Më frikëson shumë mamaja ime kur citon saktësisht televizionin rus. Atyre thjesht po u bejne lavazh truri. Dhe njerëzit u besojnë atyre,” thotë Oleksandra.
“Prindërit e mi e kuptojnë se disa veprime ushtarake po ndodhin këtu. Por ata thonë: “Rusët erdhën për t’ju çliruar. Ata nuk do të shkatërrojnë asgjë, nuk do t’ju prekin. Ata kanë në shënjestër vetëm bazat ushtarake”. “Unë pothuajse kam harruar se si eshte qetesia. Ata po bombardojnë pa pushim,” tha Oleksandra.









