-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kosova e sigurtë, s’ka nevojë për panik”

Kryesoret

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu tha se siguria në vend është se qetë. Këto deklarata ajo i bëri pas raportimit para këtij komisioni të Drejtorit të Agjencisë së Kosovës, Petrit Ajeti.

“Sa i përket sigurisë kombëtare, nuk ka vend për panik, gjendja është e sigurtë”, tha ajo.

Ajo i bëri thirrje presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti që t’u adresohen qytetarëve të Kosovës sa i përket furnizimit të qytetarëve me mallrat thelbësore ushqimore.

“Ka kolona të gjata nga qytetarët për benzinë për t’u furnizuar me derivate. Po ashtu, nëpër mullinj për tu furnizuar me miell. Prandaj, kërkoj nga presidentja dhe kryeministri që t’iu adresohen qytetarëve”, tha ajo.

Ajo theksoi shteti duhet të veprojë që qytetarët mos kenë panik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit