-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri i Jashtëm i Letonisë:‘NATO-ja duhet të marrë parasysh të gjitha opsionet’

Kryesoret

Ministri i Jashtëm i Letonisë ka thënë se NATO-ja duhet “të marrë parasysh të gjitha opsionet”, teksa është pyetur për hyrjen në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Sipas Edgars Rinkevics, qeveritë “nuk duhet të përjashtojnë” asnjë mjet për të ndaluar pushtimin.

Më herët, ish-kryeministri ukrainas Oleksiy Honcharuk, ka thënë se vendet e tjera evropiane “nuk e kuptojnë” se deri ku do të shkojë Putin-i.

Dhe se udhëheqësit nga vendet e tjera duhet të ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë ushtarake dhe “të mbyllin qiejt për të mbrojtur njerëzit nga kërcënimi”.

“Duhet t’i shqyrtojmë të gjitha opsionet, por gjithashtu duhet të kuptojmë se disa politika të NATO-s mund të zbatohen vetëm nëse ato vende që kanë asetet e nevojshme bien dakord për këtë”, ka thënë Rinkevics.

Ai ka shtuar se çdo vendim duhet të votohet unanimisht./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit