Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka marrë pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të ministrave të NATO-s.
Mesazhi i tij në këtë takim ishte “të veprohet përpara se të jetë tepër vonë”.
“Mos lejoni që Putin-i ta kthejë Ukrainën në Siri. Ne jemi gati të luftojmë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë”, tha Kuleba.
Por ai shtoi se Ukraina ka nevojë për partnerë që ta ndihmojnë me veprime konkrete, të vendosura dhe të shpejta, dhe të menjëhershme./5pyetjet.al