-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nis seanca e jashtëzakonshme e NATO-s, Xhaçka takohet me Stoltenberg dhe Blinken

Kryesoret

Olta Xhacka, ka mbërritur në takimin e jashtëzakonshëm të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s, i cili po zhvillohet në Bruksel.

Xhaçka është takuar me sekretarin amerikan, Antony Blinken, atë të NATO-s Stoltenberg dhe Komandantin e Komandës Supreme të Forcave aleate për Evropën, gjeneral Tod Walters.

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve aleate pritet të diskutojnë mbi pasojat e agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.

Kjo për të konfirmuar se vendet e NATO-s vijojnë të reagojnë plotësisht të bashkuar dhe në unison ndaj krizës më të madhe të sigurisë në Evropë që prej dekadash.

Në përmbyllje të reagimit, ministrja ka sjellë në vëmendje dhe një herë qëndrimin e Shqipërisë rreth këtij agresioni.

“Ajo që po bën Rusia është e paligjshme”, thotë Xhaçka, “një sulm ndaj ligjit ndërkombëtar dhe rendit të bazuar në rregulla!”

Mbledhja e ministrave të NATO-s vjen pas thirrjen nga ana e Ukrainës në mes të shqetësimit për kapjen nga forcat ruse të termocentralit bërthamor./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit