Parlamenti rus ka miratuar një ligj që e quan vepër penale përhapjen e informacionit “të rremë” për Forcat e Armatosura.
Ky ligj parashikon gjoba dhe dënime me burg për ata që përhapin qëllimisht informacion të rremë për Forcat e Armatosura.
Sakaq, ata që zbulohet se kanë shkelur ligjin e ri duke përhapur të ashtuquajturin “informacion të rremë” në lidhje me veprimet e Forcave të Armatosura ruse në Ukrainë përballen me deri në tre vjet burg.
Dhe në varësi të dëmit të shkaktuar dënimi shkon deri në 15 vite burg.
Mendohet se ky ligj i ri do të ketë një efekt të madh në aftësinë e njerëzve për të shkëmbyer informacione rreth asaj që po ndodh në të vërtetë në Ukrainë.
Kjo pasi Kremlini vazhdon të minimizojë veprimet e tij ndaj popullsisë ruse./5pyetjet.al