Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi në një prononcim për programin Opinion, duke folur për krizën në Ukrainë dhe luftën që po zhvillohet atje bëri një lidhje, duke thënë se tentimi i opozitës së bashkuar shqiptaro-maqedone për të rrëzuar qeverinë ishte skenar i përgatitur nga Rusia.
“Ishte një skenë kur u “paraqit”, një 61-sh i ri për të rrëzuar qeverinë, por sot flitet se ishte skenar rus”, tha mes tjerash Grubi.
Ai foli edhe për partinë dhe filialet e Putinit në Shkup.
“Putini ka filialen e tij në Shkup që udhëhiqet nga kryetari Janko Baçev”, deklaroi ai.