Ish-presidenti amerikan, Donald Trump tha se bota është më e sigurt kur Amerika ka një president të fortë.
Gjatë një fjalimi të tij, Trump tha se ai ishte i vetmi president amerikan i shekullit 21 ku Rusia nuk kishte pushtuar asnjë vend.
“Nën Bush, Rusia pushtoi Gjeorgjinë. Nën Obamën, Rusia mori Krimenë. Nën Biden, Rusia pushtoi Ukrainën”, tha Trump.
Në fjalimin e tij, ish-presidenti tha se po lutej për ukrainasit, toka e të cilëve është pushtuar nga Rusia.
“Unë qëndroj si presidenti i vetëm i shekullit të 21-të, në orën e të cilit Rusia nuk pushtoi një vend tjetër”, tha Trump në Konferencën e Veprimit Politik Konservator në Florida, duke lënë të kuptohet se ai mund të kandidojë për president në vitin 2024./5pyetjet.al