Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhacka, do të marrë pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s, i cili zhvillohet në Bruksel.
Në takimin e kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, marrin pjesë edhe Finlanda dhe Suedia, vende partnerë operacionalë të aleancës, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell.
Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve aleate pritet të diskutojnë mbi pasojat e agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.
Kjo për të konfirmuar se vendet e NATO-s vijojnë të reagojnë plotësisht të bashkuar dhe në unison ndaj krizës më të madhe të sigurisë në Evropë që prej dekadash.
Në përmbyllje të reagimit, ministrja ka sjellë në vëmendje dhe një herë qëndrimin e Shqipërisë rreth këtij agresioni.
“Ajo që po bën Rusia është e paligjshme”, thotë Xhaçka, “një sulm ndaj ligjit ndërkombëtar dhe rendit të bazuar në rregulla!”/5pyetjet.al