Ditë e sotme kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj së bashku me ambasadorin e Ukrainës në vendin, Volodymyr Shkurov kanë falënderuar çdo qytetar që pati mundësi të kontribonte me ndihma për shtetasit e Ukrainës.
“Bashke me ambasadorin e Ukraines ne Tirane, mikun Volodymyr Shkurov, falenderuam me zemer çdo qytetar bujar, qe dhuroi diçka ne tendat e ngritura nga bashkia, per te ndihmuar te prekurit nga lufta,” ka shprehur ai në Facebook.
Po ashtu në fjalën e tij kryebashkiaku ka thënë se rruga tek Ambasada e Ukrainës do të marri emrin “Urkaina e Lirë”.
“E perveç ndihmave ne ushqime te konservuara apo veshje, te henen, ne Keshillin Bashkiak, nje segment prane selise se ambasades se Ukrainës, do ta emertojme rruga “Ukraina e Lirë”,”ka treguar Veliaj./5pyetjet.al