Nga Miami në Florida, Xhensila na e ka bërë zili të gjithëve me fotot e publikuara në llogarinë e saj në Instagram mirëpo veçanërisht njëra më shumë ka tërhequr vëmendjen.
Këngëtarja ka pozuar buzë detit me të voglën e saj, të dyja të veshura me bikini. Mirëpo, fakti që Ajka i është afruar pranë barkut i ka bërë njerëzit të mendojnë se Xhensila është sërish në pritje të ëmbël.
Nëpër komente, këngëtaren e kanë pyetur nëse po pret një fëmijë të dytë dhe nëse do ta bëjë Ajkën me motër ose vëlla, ndërsa këtë përgjigje ajo e dha për “Prive”:
“Nuk është e vërtetë. Një vëlla ose motër është në plane, por ky nuk qenka momenti.”
Pra, zgjerimi i familjes është në planet e çiftit, mirëpo duhet të presim edhe ca për një lajm të bukur shtatzënie.
/5pyetjet.al