-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenca serbe, Macron-Vuçiçit: Serbia mbetet vendi i parë që mund të hyjë në BE

Kryesoret

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Presidentin e Francës Emanuel Macron.

Sipas zyrës për media nga Presidenca serbe, biseda ka qenë e gjatë, e hapur dhe e sinqertë, ku Macron i ka dhënë përkrahje Serbisë që të anëtarësohet e para në BE.

“Presidenti Macron i ka dhënë mbështetje personale Presidentit Vuçiç për mënyrën se si po udhëheq Serbinë drejt së ardhmes. Me plot bindje, Presidenti Macron ka siguruar Presidentin Vuçiq se pavarësisht ndryshimeve gjeopolitike në Evropë dhe botë, Serbia mbetet shteti i parë për t’iu bashkuar BE-së”, thuhet në deklaratë, transmeton Gazeta Express.

Siç bëhet e ditur, Macron ka konfirmuar që miqësia mes dy shteteve mbetet e palëkundshme dhe ka mirëpritur votimin e Serbisë pro rezolutës në Kombet e Bashkuara që dënon agresionin rus.

“Presidenti Macron konfirmoi miqësinë e thellë mes Serbisë dhe Francës dhe në mënyrë të hapur përkrahi anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.

Zyra e Vuçiç njofton po ashtu se biseda ka prekur edhe situatën në Ukrainë si dhe mundësinë për bashkëpunim në fushën e ekonomisë mes Francës dhe Serbisë./Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit