Shpërthime të fuqishme dhe bombardime janë raportuar gjatë natës në disa qytetet kryesore të Ukrainas, në ditën e 10 të sulmeve ruse në këtë vend.
Bombardimet në qytetin lindor të Sumy nisën rreth orës 05:00 të mëngjesit, ndonëse zona prej disa ditësh kontrollohet nga rusët.
Gazeta “Kyiv Independent” raporton se shpërthime të fuqishme janë regjistruar edhe në Kharkiv. Sipas një rezidenti një raketë ra në platformën e një stacioni treni duke rrezikuar ndjeshëm jetën e civilëve që strehoheshin aty.
Gjithashtu, sirenat e alarmit kanë rënë gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit dhe në Sumy, Zhytomyr dhe Chernihiv.