-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

4 të vdekur, aksident tragjik në aksin Fushë Krujë-Milot

Kryesoret

Një aksident tragjik ka ndodhur pak pas mesnatës në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, ku 4 persona kanë humbur jetën.

Policia bën të ditur se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 00:15, ku një automjet me drejtues shtetasin Alfred Dika, 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Artan Alushi, 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, shtetasit Shkumbin Brati, 20 vjeç, dhe A. K.,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi Artan Alushit.

Gjithashtu, është dëmtuar shtetasja R. H., 34 vjeçe,  pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi A.A., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit