Lëvizja BESA mbajti në Shkup kongresin e saj të dytë. Në kongres ishin të pranishëm 505 delegatë të cilët miratuan ndryshimet statutore të Lëvizjes BESA. Sipas statutit të ri, Lëvizjes BESA i është shtuar edhe posti i zv/kryetarit, ku me propozim të kryetarit Bilall Kasami për zv/kryetar u propozua Arjanit Hoxha.
Delegatët e Lëvizjes BESA votuan edhe rizgjedhjen e kryetarit të partisë, Bilall Kasami si dhe miratuan zv/kryetarin e ri Arjanit Hoxha. Po ashtu Kryetari Kasami para delegatëve propozojë emrat e anëtarëve të Kuvendit Qendror dhe këshillit mbikqyrës qendror.