654,538 shtetas shqiptarë me të drejtë vote u drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Shkodër, Dibër dhe Durrës mes kandidatëve të PS, PD e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00. Megjithatë, në disa prej tyre ka pasur edhe probleme.
Në Vorë, në një qendër votimi në gjimnazin “Isa Boletini”, ende nuk ka nisur procesi i votimit pasi mungojnë komisionerët e Partisë Demokratike.
Ndërkohë, moti i keq ka vështirësuar procesin e votimit në zonën e Dukagjinit në Shkodër. Bëhet me dije se janë dy njësi administrative, Shosh dhe Pult, ku nuk ka nisur ende votimi, teksa kutitë e votimit kanë mbetur në dëborë.