Në orën 23:00 të mbrëmjes së sotme ka nisur procesi i numërimit të votave në bashkinë e Rrogozhinës.
Kandidati i PD-së, Ferdinand Saraçi u shpreh se sondazhet e nxjerrin fitues, por akuzoi se shumica socialiste në pushtet ka blerë votat.
“Tërmeti i nëntorit 2019 nuk është ndjerë fare këtu, por është abuzuar shumë, ka pasur kompensime pa pasur asnjë dënim.
Denoncimet i kemi çuar në qendër, në PD dhe SPAK. Por nuk jam i përgatitur për humbjen, pres fitoren, pasi nuk do të ndikojë në rezultat” tha ai.
/5pyetjet.al