Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka parë ditën e sotme nga afër procesin e votimit në Durrës.
Ai ka shkruar se pas mbylljes së votimit do të nisë numërimi i votave. Gjithashtu Soreca tha se thelbësore është që numërimi të kryhet në përputhje me standardet e larta të integritetit.
“Në Durrës duke parë procesin zgjedhor. Qendrat e votimit do të mbyllen së shpejti dhe do të nisë numërimi i votave. Është thelbësore që numërimi i votave të kryhet tani në përputhje me standardet më të larta të integritetit dhe përgjegjësisë”, shkruan Soreca.
/5pyetjet.al