Një ngjarje tragjike ka ndodhur në stadiumin “Corregidora” në Kueretaro, ku vendasit luajtën kundër Atlas.
Të paktën 17 persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa me dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e përplasjes mes dy tifozërive. Kaosi nisi në tribuna, ndërsa më pas zbriti edhe në fushën e lojës.
Liga Meksikane njoftoi zyrtarisht se ka pezulluar ndeshjet e së dielës, tre prej tyre në total.
Sipas asaj që raportojnë në Meksikë është se do të jetë një javë e gjatë e mbushur me hetime dhe kërkime të të gjithë njerëzve që morën pjesë në këtë dhunë të paprecedentë në futboll.