Rusia ka dëmtuar tubacionin Donetsk-Mariupol, duke lënë mbi 700,000 njerëz pa ngrohje, ndërsa temperaturat janë nën 0 gradë Celsius, postoi në Twitter të dielën Inna Sovsun, një anëtare e Parlamentit të Ukrainës.
Sovsun shkroi në Twitter:
“Tubacioni i gazit Donetsk-Mariupol u dëmtua nga pushtuesit rusë. Tani, më shumë se 750,000 njerëz kanë mbetur pa ndonjë nxehtësi, ndërsa shpesh është ende nën 0°C jashtë.
“Pothuajse 1 milion vendas do të përballen me një fatkeqësi humanitare dhe rrezik për të ngrijë deri në vdekje.”
Ne kemi nevojë për #NoFlyZone tani.”
Donetsk-Mariupol gas pipeline was damaged by #Russian occupants. Now, more than 750,000 of people are left wthout any heat, while it's still often below 0°C outside.
— Inna Sovsun (@InnaSovsun) March 6, 2022
Almost 1 mln of locals will face a humanitarian disaster and risk to freeze till death.
We need #NoFlyZone now.
/5pyetjet.al