Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 23 raste pozitive me Covid-19, ndërsa një person ka humbur jetën nga koronavirusi. Konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të 985 mostrave.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shëruar 137 qytetarë të infektuar nga Covid-19.
“Nga 985 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 137 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.508. Në total numri i rasteve aktive është 1.021”, thuhet në njoftim./5pyetjet.al