-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria ratifikon angazhimin në Bordin e Paqes për Gazën, forcohet partneriteti me SHBA-në

Kryesoret

Shqipëria ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në angazhimin e saj për promovimin e paqes dhe stabilitetit global, duke depozituar sot pranë Qeverisë së SHBA-së Instrumentin e Ratifikimit të “Marrëveshjes për pranimin e Republikës së Shqipërisë në Kartën e Bordit të Paqes”.

Ky veprim përmbyll proceset kushtetuese dhe e bën të plotë angazhimin e vendit në këtë nismë ndërkombëtare.

Ambasada e Shqipërisë në SHBA:

“Sot, Shqipëria depozitoi pranë Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës origjinalin e Instrumentit të Ratifikimit të “Marrëveshjes për pranimin e Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”. Ky hap formalizon përfundimisht angazhimin tonë në këtë iniciativë të rëndësishme dhe përfaqëson një tjetër moment domethënës në thellimin e rolit të Shqipërisë në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Depozitimi i instrumentit të ratifikimit pranë Qeverisë së SHBA-së përmbyll procedurat kushtetuese dhe i jep fuqi të plotë juridike angazhimit të ndërmarrë.

Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të partneriteteve strategjike dhe ndaj kontributit aktiv në arkitekturën euroatlantike të sigurisë. Krenarë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit