-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

3 llojet e dashurisë që mund t’ju bëjnë ta shihni ndryshe lidhjen tuaj

Kryesoret

Të duash dikë dhe të biesh në dashuri me dikë shpesh shoqërohet me përjetime komplekse ndjesish që vështirë se mund t’i shpjegosh me fjalë. Prandaj ekziston “biologjia e dashurisë”, për të na ndihmuar pse ndihemi ashtu siç ndihemi. Ekspertët e marrëdhënieve romantike besojnë në teorinë se dashuria romantike vjen në 3 lloje të ndryshme. Cilat janë dhe si e zhvillon një marrëdhënie secila prej tyre?

1. Fiksimi/Dëshirë e shfrenuar për të qenë me dikë

Një ndjesi të tillë e kanë përjetuar të gjithë- është dëshira urgjente për të qenë me dikë të cilin e njohim fare pak. Fiksimi është ndjesi që lind në mënyrë të menjëhershme dhe bazohet totalisht në tërheqjen fizike. 

Në këtë fazë të dashurisë, hipotalamusi në tru luan një rol shumë të rëndësishëm, duke stimuluar prodhimin e hormoneve të seksit, estrogjenin dhe testosteronin. Prandaj shpesh kjo fazë përkufizohet si diçka e re dhe shumë euforike. Urgjenca e hormoneve për të vepruar bën që ekzaltimi dhe obsesioni ndaj dikujt të jetë shpesh i paarsyeshëm. Në këtë fazë, ndodh që ndjesitë të zhduken po aq shpejt sa erdhën, por kjo fazë mund të jetë një gur i fortë për një intimitet që zgjat në kohën.

2. Pasioni

Pasioni, ose lidhja emocionale mes 2 njerëzve. Në këtë fazë truri ynë mbushet me dopaminë dhe norepinefrinë, duke i bërë njerëzit të ndihen sikur kanë lindur për njëri-tjetrin. Ata mund të humbasin nëpër shikimet e njëri-tjetrit, duan të kalojnë çdo sekondë bashkë, qëndrojnë zgjuar deri në 5:00 duke biseduar, etj, etj. Kjo lloj ndjesie na bën më energjikë dhe euforikë prandaj shpesh gjatë kësaj faze njerëzit kanë probleme me pagjumësinë dhe mungesën e oreksit. Pasioni përfshin gjithashtu një nivel të lartë të kimisë emocionale, prandaj shpesh herë është del edhe mbi logjikën e arsyetimin. 

“Të verbuar” nga pasioni ne projektojmë një të ardhme imagjinare në trurin tonë që jo gjithmonë bëhet realitet. Referuar shkencës një testim serioz për të ardhmen e një lidhjeje dhe për të parë sa shumë përshtatet një çift zakonisht ndodh pasi 6-12 muajve të kaluar bashkë. Pasioni ndonjëherë zbehet si pasojë e monotonisë, por disa çifte arrijnë të mbajnë gjallë xixat për dekada me radhë. 

3. Përfshirja/kompromisi

Përfshirja ndodh kur pasioni vazhdon për një kohë të gjatë dhe shndërrohet papritur në një formë tjetër dashurie. Këtu kemi të bëjmë me një nga faktorët kryesorë për një lidhje jetëgjatë. Ndërkohë që fiksimi dhe pasioni dominojnë në historitë romantike, përfshirja dhe kompromisi luajnë një rol shumë të rëndësishëm në raportin prind-fëmijë, të qënit një skuadër, shokë, etj, përfshi këtu edhe forma të tjera të intimitetit. Hormonet e çliruara në këtë fazë janë oksitocina dhe vasopressin. Nëse çifti përshtatet për një kohë të gjatë dhe pasioni reziston, ata kalojnë në një tjetër etapë ku ndajnë bashkë eksperiencat e jetës dhe përfshihen më shumë në jetët e njëri-tjetrit.

Sigurisht të treja etapat e ndryshme të dashurisë nuk kanë pse ta përjashtojnë njëra-tjetrën. Një çift mund të vazhdojë të punojë për marrëdhënien për ta mbajtur gjallë pasionin dhe “fiksimin” ndaj njëri-tjetrit edhe pasi të ketë kaluar shumë kohë.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit