Fotot tregojnë se si fëmijët me sëmundje terminale në Rusi inkurajoheshin të qëndronin jashtë në dëborë në formën e shkronjës “Z” për të treguar mbështetje për pushtimin e vendit në Ukrainë.
Vladimir Vavilov, kryetar i një shoqate bamirësie kundër kancerit organizoi fëmijët dhe nënat e tyre të rreshtoheshin për të prodhuar shkronjë.
Shkronja Z është bërë një simbol propagandistik që tregon mbështetjen për presidentin rus Vladimir Putin dhe pushtimin e tij ushtarak të Ukrainës.
Vavilov postoi foton dhe një mbishkrim në faqen e internetit të bujtinës.
“Pacientët tanë dhe i gjithë ekipi morën pjesë në të, rreth 60 persona në total. Njerëzit u rreshtuan në formën e shkronjës “Z”. Në dorën tonë të majtë mbajtëm fletëpalosje me flamujt e LPR, DPR, Rusisë dhe Tatarstanit dhe shtrënguam dorën e djathtë në grusht,” ka shkruar ai në Facebook./5pyetjet.al