-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusët shkatërruan konsullatën shqiptare në Ukrainë, reagon Ministria e Jashtme: Dënojmë ashpër sulmin

Kryesoret

Ministria e Jashtme ka reaguar pas bombardimit nga rusët të Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv këtë të hënë.

Në reagim, Ministria e Jashtme thekson se dënon ashpër sulmin me bomba të Rusisë. “Shqipëria dënon me vendosmëri veprimin rus në Kharkiv, i cili rezultoi në shembjen e ambasadës së nderit të Shqipërisë. Autorët do të përballen me pasoja”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ministria nuk dha informacion nëse nga prishja e godinës ka pasur viktima, ose të lënduar, por publikoi disa foto nga vendi i ngjarjes.

Kharkivi është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës dhe është bombarduar e sulmuar rregullisht nga rusët që prej nisjes së pushtimit, më 24 shkurt.

Shqipëria është rreshtuar në krahun e shteteve që e dënojnë agresionin rus në Ukrainë dhe ka vendosur sanksione kundër Moskës. Gjatë ditës së sotme, Presidenti rus Vladimir Putin, miratoi një dekret që e vendoste Shqipërinë në listën e shteteve jomiqësore me Rusinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit