Dita nisi ashtu sikur pritej për PS-së. Dy bashki të tjera, Lushnja dhe Rrogozhina iu bashkuan Vorës duke u votëbesuar edhe për një vit tjetër në drejtimin e qeverisjes lokale.
Në Rrogozhinë nuk kishte surpriza. Edison Memolla mori shumicën dërrmuese.
Gjithashtu në Lushnje edhe demokrati më i flakë vështirë të besonte këtë herë te ndryshimi pas përçarjes së thellë të opozitës.
Në fund, përqafime dhe duartrokitje nga socialistët për Eriselda Sefën.
/5pyetjet.al