Elon Musk i kërkon Europës të rikthejë në punë reaktorët bërthamorë, të cilët ai i sheh si zgjidhje për krizën energjetike.
Në një postim në Twitter të publikuar menjëherë nga Bild në internet, sipërmarrësi vizionar amerikan, i cili do të hapë një fabrikë gjigante në Brandenburg, shkruan në Twitter: “Shpresohet që tani është plotësisht e qartë se Evropa duhet të riaktivizojë termocentralet bërthamore që janë mbyllur dhe të rrisë aktivitetin e atyre që ka në përdorim.
Kjo është thelbësore për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare, shton ai. “Për më tepër, energjia bërthamore është shumë më e mirë se ajo e prodhuar nga djegia e hidrokarbureve për ngrohjen globale.”