-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS mori Dibrën, ankohet kandidati i Berishës: Nuk humba, fituan me presion

Kryesoret

Në orën 13:00 KQZ ka vulosur rezultatin për bashkinë Dibër. Bankieri Rahim Spahiu, që kandidoi me Partinë Socialiste mori 60.82% të votave duke shkuar në krye të bashkisë së Dibrës. Në përfundim të procesit, ai falënderoi qytetarët për mbështetjen.

I dyti u rendit Premtim Kryemadhi nga “Shtëpia e Lirisë” me 19.46% të votave, por që nuk e njohu rezultatin si të ndershëm. Ai tha se dibranët votuan nën presion dhe shantazh.

“Unë nuk e kam humbur bastionin, nëse nuk do ta shantazhoheshin me ndihmat ekonomike, administratën e vendosur këtu me dy ministrat Manja dhe Balluku rezultati do të ishte ndryshe. Është një vullnet i deformuar.

Nuk ndihem i humbur. Dibranëve u kam thënë do të jem në ballë të protestave për Skavicën. Tani do ta vazhdoj kauzën jo si kryetar bashkie, por si qytetar” tha ai.

Nga 101 kuti në Dibër u numëruan vetëm 100, pasi njëra ishte e dëmtuar dhe pritet që të shikohet se cfarë do të vendosë KQZ.

Vlefshmëria e kutisë së fundit mund të vendosë për vendin e dytë, ku diferenca mes Kryemadhit dhe kandidatit të Lulzim Bashës është shumë e vogël.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit