-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rezoluta mbi agresionin rus, Balla: Të kalohet në votim, mesazhi të jepet me unanimitetin

Kryesoret

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ditën e sotme bëri një propozim në Kuvend.

Ai tha se mesazhi në ditën e sotme do të ishte votimi në mënyrë unanime i rezolutës që dënon agresionin rus mbi Ukrainën, duke shtuar se do të ishte e udhës që të minimizoheshin fjalimet.

Unë mendoj që është një çështje që më shumë vlen se çfarë bën dhe çfarë themi. Kuvendi më mirë se sa po flet dhe do të flasim e tekstin e kësaj rezolute nuk ka çfarë të thotë tjetër. Unë do i kërkoja kryetarëve të grupeve, që ta kufizojmë diskutimin se ajo rezolutë ka brenda vetes të gjithë mesazhin që Kuvendi i Shqipërisë në mënyrë unanime duhet të japë në këtë rast” tha Balla.

Ky propozim hasi kundërshtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili u shpreh:

“Është shpallur një listë, është bërë një përgatitje. Propozime absurde duhet të marrin fund në parlament, të përdoren listat dhe procedurat”.

Gjithashtu kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj tha se pas përfundimit të deputetit të tyre, janë të gatshëm të votojnë rezolutën.

“Ne kemi rënë dakord që të kishim një numër të kufizuar diskutantësh, te ne ka mbetur vetëm zoti Leskaj që të flasë e më pas për ne është okay për të kaluar në diskutim”, tha Alibeaj.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit