-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sarandë/arrestohet 50 vjeçari duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm

Kryesoret

Një 50-vjeçar, i identifikuar si Adi Danga është prangosur në kuadër të operacionit “Qafa e Hanit”, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës. 

Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur “Qafa e Hanit”, në aksin rrugor Konispol- Sarandë, ai u kap duke transportuar me automjetin e tij, 6 emigrantë të paligjshëm duke u marrë para për transportin.

Sarandë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Qafa e Hanit”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit. Operacioni i zhvilluar nga Policia Kufitare e Sarandës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë. Vihet në pranga 1 shtetas që u kap në flagrancë duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, drejt Tiranës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë,në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “Qafa e Hanit”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. D., 50 vjeç, banues në Mursi, Sarandë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Qafa e Hanit”, në aksin rrugor Konispol- Sarandë, duke transportuar me automjetin e tij, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit