Trupat ruse kani nisur një sulm drejt qytetit port strategjik të Mykolaiv të hënën në mëngjes, me zyrtarët që paralajmëruan banorët të qëndrojnë në strehimoret e tyre.
Paralajmërimi për një sulm erdhi disa orë pasi kryetari i bashkisë së Mykolaiv, Oleg Senkevich, tha se qyteti ishte goditur nga raketat ruse në agim.
“Sot i gjithë Mykolaiv u zgjua nga tingujt e sulmeve ruse”, shkroi ai në Telegram duke shtuar se,”ashtu si në të gjithë Ukrainën, armiku synonte në mënyrë të neveritshme ndërtesat e banimit të qytetit”.
/5pyetjet.al