Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në një postim në Twitter ka shprehur se ka një shpresë që së shpejti Ukraina të anëtarësohet në NATO.
“BE qëndron fort në krah të Ukrainës në përpjekjet për të lehtësuar vuajtjet humanitare të shkaktuara nga agresioni i Rusisë dhe për të garantuar sigurinë bërthamore”, shtoi Michel. “Solidariteti, miqësia dhe ndihma e paprecedentë e BE-së për Ukrainën janë të palëkundura”.
Ndërkohë, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zbuloi në Twitter telefonatën me presidentin e Këshillit Evropian.
“Diskutuam kërcënimin ndaj objekteve bërthamore, granatimet e infrastrukturës civile. Ne duhet ta ndalojmë këtë. Ngritëm çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në BE. Populli i Ukrainës e meriton këtë. Ndaloni Rusinë”, shkroi ai./5pyetjet.al