Rusia është e gatshme të ndalojë ‘operacionet e luftës’ në Ukrainë nëse Kievi pranon kushtet e vendosura nga presidenti rus Vladimir Putin.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një intervistë telefonike për Reuters .
Rusia, ka thënë ai, i kërkon Ukrainës të ndalojë veprimet ushtarake, të përfshijë neutralitetin në Kushtetutën e saj, të njohë Krimenë si një territor rus dhe të njohë republikat separatiste të Donetskut dhe Luganskut si shtete të pavarura./5pyetjet.al