-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

18 civilë vriten nga rusët në Sumy, mes tyre 2 fëmijë

Kryesoret

Vdekja e 18 civilëve në Sumy, duke përfshirë dy fëmijë nga bombat e hedhura dje në ndërtesat e banimit, tashmë është vërtetuar.

Kjo, sipas Anton Gerashchenko, këshilltari ukrainas i Ministrit të Punëve të Brendshme.

Gërmadhat ende po pastrohen, por “fakti i vdekjes së 18 civilëve, mes tyre dy fëmijë, tashmë është vërtetuar”.

Gerashchenko vuri në dukje se vdekja e civilëve në Sumy nuk është vetëm në ndërgjegjen e rusëve, por edhe të atyre politikanëve evropianë dhe “strategëve të pafat që nuk kanë vendosur ende të na japin raketa të fuqishme anti-ajrore ose të mbyllin hapësirën ajrore”.

Rusia nisi një pushtim të plotë të Ukrainës mëngjesin e 24 shkurtit.

Putin, duke u përpjekur të justifikojë agresionin, njoftoi se po fillonte një “operacion ushtarak” për të “denazifikuar” dhe “çmilitarizuar” Ukrainën.

Gjatë 11 ditëve të agresionit, Forcat e Armatosura të Ukrainës shkatërruan më shumë se 12 mijë pushtues rusë dhe qindra njësi të pajisjeve ushtarake të armikut./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit