Mbretëria e Bashkuar ka paralajmëruar Poloninë se dërgimi i avionëve luftarakë në Ukrainë mund t’i vendosë ata në “vijën e drejtpërdrejtë të zjarrit” nga Rusia.
Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace tha për, Sky News të martën se ndërsa Mbretëria e Bashkuar do të “mbështesë” një zgjedhje polake për të furnizuar Ukrainën me avionë luftarakë, vendi duhet të jetë i vetëdijshëm për paralajmërimin e Rusisë për “hakmarrje”.
Lajmi vjen një ditë pasi ambasadorja e SHBA-së në NATO, Julianne Smith i tha drejtueses ndërkombëtare të CNN, Christiane Amanpour se zyrtarët amerikanë po diskutojnë me qeverinë polake potencialin që Polonia të dërgojë avionë luftarakë të epokës sovjetike MiG-29 në mbështetje të Ukrainës. Smith theksoi se ky është një “vendim sovran” për Poloninë.
“Polonia kufizohet me një numër vendesh si Bjellorusia, që është një pjesëmarrëse aktive me Rusinë. Dhe Polonia do të kuptojë se zgjedhjet jo vetëm që po ndihmojnë drejtpërdrejt Ukrainën, gjë që është një gjë e mirë, por gjithashtu mund t’i sjellë ato në vijën e drejtpërdrejtë të zjarrit nga vende si Rusia apo Bjellorusia”, tha Wallace.
Ai shtoi se nuk i takonte atij që të “merrte me mend” zgjedhjen e Polonisë, duke theksuar se ka një “përgjegjësi vërtet të madhe mbi supet e Presidentit të Polonisë dhe ministrit të mbrojtjes”.
“Më takon mua si anëtare e NATO-s të them se do të mbështesim Poloninë dhe çfarëdo zgjedhjeje që ajo të bëjë”, përfundoi Wallace/5pyetjet.al