Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin ndaj 43-vjeçarit Aleksandër Deda.
Mësohet se Deda ka qene duke u futur në makinë kur është qëlluar, nga një tjetër makinë në ecje.
Ai ka shpëtuar fal veshjes së tij. Plumbat i kanë prekur xhupin që kishte veshur, por nuk ka pësuar asnjë dëmtim. 43-vjeçari është larguar menjëherë dhe ka vene në dijeni policinë.
Burime nga policia thonë se për ngjarjen janë informuar nga dëshmitarë nga vendngjarja dhe më pas kanë nisur hetimet.
Edhe në vitin 2020, Deda i ka shpëtuar një tjetër atentati. As atëherë ai nuk bashkëpunoi me policinë për të treguar nëse ka pasur konflikte apo nëse dyshonte për dikë.
./5pyetjet.al