Péter Magyar, kreu i partisë Tisza dhe fituesi i zgjedhjeve parlamentare të 12 prillit në Hungari, ka theksuar rëndësinë e furnizimeve me naftë ruse përmes tubacionit Druzhba për sigurinë energjetike të vendit të tij.
Ai ka shprehur shpresën se Ukraina do të rifillojë funksionimin e këtij tubacioni deri në fund të prillit, siç ishte premtuar më parë, duke theksuar se Hungaria është shumë e varur nga këtë rrjedhë nafte.
“Kjo është shumë e rëndësishme dhe Hungaria thjesht nuk mund ta braktisë atë në këtë pikë. Edhe nëse do të donte ta bënte këtë tani, do të ishte krejtësisht e pamundur nga pikëpamja gjeografike,” tha Magyar, duke shtuar se, për shkak të kufizimeve gjeografike, Hungaria është tërësisht e varur nga tubacioni Druzhba dhe Rusia do të mbetet aty ku është. Ai gjithashtu shprehu se kjo çështje është e rëndësishme për rimbushjen e rezervave strategjike të naftës të Hungarisë, të cilat kanë rënë me 20% gjatë muajit të kaluar, dhe se Hungaria do të vazhdojë të kërkojë furnizues të tjerë të mundshëm, duke synuar kushtet më të favorshme për vendin.
/5pyetjet.al









