-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E rëndë, 6 vjeçarja vdes nën rrënoja në Mariupoli

Kryesoret

Kryetari i bashkisë së qytetit të rrethuar të Mariupolit, Vadym Boychenko, thotë se trupi i një vajze gjashtëvjeçare të quajtur Tanya u nxor nga rrënojat e një ndërtese banimi të shkatërruar. Ai thotë se ajo kishte vdekur nga dehidratimi.

“Nëna e saj u vra. Nuk e dimë se sa kohë vajza po luftonte për jetën. Nuk mund ta imagjinojmë se sa vuajtje i është dashur të përballojë. Në minutat e fundit të jetës së saj ajo ishte e vetme, e dobët, e frikësuar, e etur.”

Kryebashkiaku thotë se historia e vajzës, e përmendur edhe më herët sot nga Presidenti Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij, ishte “një nga shumë histori tragjike të Mariupolit, qyteti që mbijetoi në një bllokadë për tetë ditët e fundit”.

Boychenko tha: “Pushtuesit rusë në mënyrë cinike e kanë lënë qytetin prej gjysmë milioni pa ujë, dritë, ngrohje dhe komunikim. Të gjitha rrugët për në qytet janë të bllokuara. Të gjitha përpjekjet për të ofruar ushqim dhe ilaçe për banorët e qytetit u bllokuan nga ushtria ruse.

Ai i bëri thirrje Perëndimit të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën, duke përfshirë futjen e një zone ndalim-fluturimi.

Boychenko shtoi: “Nuk do ta kthejë Tanjen tonë, por do të shpëtojë jetën e mijëra fëmijëve të tjerë në Ukrainë”./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit