-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjendja e Ukrainës në javën e dytë të pushtimit

Kryesoret

Rusia prej dy javësh vazhdon rrethimin e Ukrainës.  Disa qytete dhe qyteza po vuajnë nga bombardimet intensive, plaçkitjet dhe mungesa e furnizimeve kritike.

Në Mariupol, rreth 200 mijë njerëz shpresojnë të largohen nga qyteti-port jugor, ku situata është nga më të dëshpëruarat. Qyteti ka mungesë të ujit, ushqimit dhe energjisë, dhe rrjetet telefonike janë të ndërprera.

Spitalet po përballen me mungesë të madhe të antibiotikëve dhe ilaçeve kundër dhimbjeve dhe mjekëve u është dashur të kryejnë disa procedura urgjente pa to. Njerëzit po këshillohen nga policia që të qëndrojnë në strehimore derisa të dëgjojnë mesazhe zyrtare të transmetuara nga altoparlantët për t’u evakuuar.

Në kryeqytet, ushtarët dhe vullnetarët kanë përdorur thasë me rërë, goma të grumbulluara dhe kabllo me thumba për të ndërtuar qindra postblloqe. Një autokolonë ruse mbetet jashtë Kiev-it ndërsa forcat përgatiten të rrethojnë qytetin.

Kryebashkiaku Vitali Klitschko u shpreh se për secilën shtëpi, çdo rrugë, çdo pikë kontrolli, “do të luftohet deri në vdekje nëse është e nevojshme”. Në qytetet jashtë Kiev-it, betejat e ashpra kanë vazhduar – veçanërisht rreth Bucha-s, Hostomel-it, Vorzel-it dhe Irpin-it.

Qyteti me 1.4 milionë banorë, Kharkiv, po vazhdon të përjetojë bombardime të rënda që synojnë blloqet e banesave.

Në Mykolaiv, forcat ruse po vazhdojnë ofensivën e tyre dhe kanë hapur zjarr ndaj zonave të banuara.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit