Personi i fundit që ishte shpallur në kërkim për grabitjen e ndodhur në Kurbin, më 12 janar të 2022-ës është vënë në pranga.
Shtetasi, Gilmando Bami, 22-vjeç është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi akuzohet se është përshirë në një grabitje më dhunë në Kurbin, pak javë më parë.
Bami u arrestua nga policia kufitare e Durrësit teksa ky po dilte nga trageti dhe po bënte veprimet.
Ngjarja ndodhi me 12 janar, kur tre grabitës me maska u futën në banesën e shtetasit A.L në Vinjollë të Kurbinit, duke dhunuar atë dhe më pas i kanë vjedhur një shumë prej 150 mijë lekësh. Pas hetimeve efektivët arritën të identifikonin autorët Egli Durma, 21 vjeç, Islam Kabili , 30 vjeç dhe Gilmando Bami, 22 vjeç, të tre banues në Krujë. Më parë policia ka arrestuar Egli Durmën, ndërsa ka shpallur në kërkim edhe Islam Kabilin./5pyetjet.al