-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kancelari gjerman: Evropa nuk mund të sigurojë furnizimet e saj me energji pa importe nga Rusia

Kryesoret

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se Evropa nuk mund të sigurojë furnizimet e saj me energji pa importe nga Rusia.

Nëse sanksionet e vendosura për Rusia nga shtetet Evropianë vazhdojnë Scholz paralajmëroi se një masë e tillë mund të vejë në rrezik sigurinë energjetike të Evropës duke theksuar se importet e energjisë nga Rusia janë aktualisht thelbësore për jetën e përditshme të qytetarëve.

“Aktualisht, furnizimi i Evropës me energji për nxehtësi, furnizim me energji elektrike e industri nuk mund të sigurohet në asnjë mënyrë tjetër”, theksoi ai.

BE-ja mbështetet tek Rusia për 40% të nevojave të saj për gaz dhe rreth 27% të importeve të naftës.

The Guardian shkruan se deklarata Scholz erdhi pasi sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, tha të dielën se SHBA po bisedonte me aleatët e saj evropiane për ndalimin e importeve të naftës ruse. /5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit