Presidenti rus Vladimir Putin, është një nga njerëzit më vëzhguar të botës pas pushtimit të Ukrainës, është zbuluar se ka 3 vajza. Putin ka qenë gjithmonë i fsheht për jetën private, veçanërisht për fëmijët e tij.
Putin kurrë nuk e ka pranuar publikisht se ka fëmijë, megjithëse dihet se ai ka dy vajza me ish-gruan e tij Lyudmila Putina.
Por shumë kanë spekuluar se ish-kreu i KGB-së ka gjithashtu një fëmijë me sportisten e famshme ruse, ndërsa të tjerë thonë se ai lindi një fëmijë tjetër me ish-pastruesen.
Putin ka thënë më parë: “Kam një jetë private në të cilën nuk lejoj ndërhyrje. Duhet të respektohet”. Por çfarë dihet deri më tani për fëmijët e Putin?
Maria Faassen
Maria Faassen, 36 vjece është fëmija i parë i Putinit dhe vajza më e madhe e dy fëmijëve të përbashkët me ish-gruaja e tij, Lyudmila Putina, nga e cila u nda në vitin 2013 pas 30 vitesh martesë. Dyshja u njoh në fillim të viteve 1980 ndërsa të dy studionin në Universitetin Shtetëror të Leningradit. Çifti u martua më 28 korrik 1983, dhe Maria lindi në prill 1985.
Maria Vladimirovna Putina dhe e njohur gjithashtu si Maria Vorontsova mban emrin e nënës së Putinit, Maria Ivanovna Shelomova, dhe dukej e destinuar të bëhej shkencëtare që në fillim.
Maria tregoi aftësi të mëdha për shkencat në shkollë si fëmijë i vogël në Gjermaninë Lindore dhe si adoleshent në Moskë, përpara se të vazhdonte studimet për biologji në Universitetin Shtetëror të Shën Petersburgut
Katerina Tikhonova
Katerina Yekaterina Vladimirovna Putina, është fëmija i dytë i Presidentit rus dhe motra më e vogël e Marias. Katerina hoqi mbiemrin Putina, duke zgjedhur në vend të kësaj të merrte mbiemrin e gjyshes së saj nga nëna, Yekaterina Tikhonovna Shkrebneva.
Ajo lindi në gusht 1986 dhe ndoqi të njëjtat shkolla në Gjermaninë Lindore dhe Moskë me motrën e saj, por mori një drejtim krejtësisht ndryshe. 35-vjeçarja tani është drejtoreshë për Institutin për Kërkime Matematikore të Sistemeve Komplekse në Universitetin Shtetëror të Moskës dhe gjithashtu ka studiuar në Universitetin Shtetëror të Shën Petersburgut, Katerina është ndoshta më e njohur për suksesin e saj si kërcimtare rock ‘n roll.
Katerina u bë anëtare e Këshillit të Rusisë për Zhvillimin e Kulturës Fizike dhe Sporteve Masive në vitin 2019, dhe gjithashtu ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e vallëzimit akrobatik rock ‘n roll – diçka që ka qenë prej kohësh një disiplinë e veçantë.
Për vite, vajza e dytë e Putinit shërbeu si zëvendëspresidente për zgjerimin dhe marketingun në Konfederatën Botërore të Rock and Roll (ëëRC).
Luiza Rozova
Luiza Rozova, 18 vjeçe, nuk është pranuar kurrë zyrtarisht nga presidenti rus, por shumë besojnë se ajo është fëmija i tretë i Putinit. Luiza është vajza e pastrueses, e kthyer në multimilionere, Svetlana Krivonogikh, 45 vjeç, tani një bashkë-pronare e një banke të madhe ruse dhe një nga gratë më të pasura të vendit.
Marrë dhe përshtatur nga Dailymail
/5pyetjet.al