-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta uron 8-marsin: Mirënjohje të veçantë për rolin tuaj të pazëvendësueshëm

Kryesoret

Presidenti Ilir Meta ka dhëne një mesazh për të gjitha nënat, gratë e vajzat shqiptare, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Urimi i Metës

Një urim të përzemërt për më të shtrenjtat, gjysmën më të mirë të familjes dhe shoqërisë tonë, për vajzat, gratë dhe nënat shqiptare: GËZUAR 8 MARSIN!

Mirënjohje të veçantë për rolin tuaj të pazëvendësueshëm për edukimin e fëmijëve dhe për sakrificat e panumërta që bëni çdo ditë për familjen, duke e mbrojtur dhe lartësuar vlerat e saj.

Të bashkojmë përpjekjet tona për të bërë realitet ëndrrat tuaja në planin personal dhe ato për familjet dhe fëmijët, që të mos hasni pengesa e kufizime në rrugën drejt arritjeve të reja. Fuqizimi ekonomik dhe shoqëror i gruas shqiptare do ta bëjë vendin edhe më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të lumtur.

Jeni bukuria, energjia, vitaliteti dhe forca e Shqipërisë!/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit