-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia kundër anëtarësimit në Këshillin e Europës, Selakoviç: KiE të jetë neutral

Kryesoret

Ministri i jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviç, në takimin që pati sot në Beograd me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq, ka thënë se Serbia e kundërshton fillimin e procedurave për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Sipas kryediplomatit serb, Serbia mbështet angazhimin e Këshillit të Evropës në Kosovë, “sipas parimeve të politikës për normalizimin e marrëdhënieve” me Kosovën.

Kjo, siç tha ai, duhet të bëhet “në fushat e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë, dhe në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Selakoviç gjithashtu kërkoi që qasja e Këshillit të Evropës ndaj Kosovës “duhet të jetë neutrale sa i përket statusit.

Më herët Eurodeputetja dhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pozitivisht ndaj propozimit që Kosovës t’i mundësohet anëtarësimi në Këshillin Evropian.

“Kam qenë duke e mbështetur këtë gjë për një kohë të gjatë dhe pajtohem me propozimin e Iniciativës Evropiane për Stabilitet që qeveria e Kosovës të aplikojë tani për anëtarësim në Këshillin Evropian”, ka theksuar Cramon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit