-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Telefonata dhe qindra SMS/ Ky është drejtori që lidhte Tahirin me Habilajt: E kishte mik

Kryesoret

Ditën e sotme gjykata e posaçme e Apelit në Tiranë zbardhi vendimin e arsyetuar 278 faqe për dënimin me 3.4 vite burg të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. “5pyetjet.al” ka siguruar vendimin e plotë. “Togat e zeza” të kryesuara nga Engert Pëllumbi kanë arsyetuar dhe analizuar të gjitha pretendimet e palëve duke vendosur në fund edhe dënimin me burg.

Gjykata pretendon se ish-ministri Tahiri ka lejuar me ndërgjegje personat që ndodhen pranë tij, për të favorizuar grupin e Habilajve, në trafikimin e lëndëve narkotike. Gjykata ka pranuar provat e prokurorisë se një person pranë Tahirit, kishte lidhje me Habilajt. Ky person sipas gjykatës, ka pasur 4 thirrje telefonike dhe qindra mesazhe me Moisi, Florian e Artan Habilajn, por edhe anëtarë të tjerë të bandës.

Saimir Tahiri nuk ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me Moisi Habilajn, por komunikimi zhvillohej nëpërmjet personave që ndodheshin pranë tij. Por cili është ky person? Në dosje theksohet se ai është Drejtori i Drejtorisë së Inspektimit të Ministrisë së Brendshme, konkretisht Evi Robo, mik i afërt i Saimir Tahirit. Gjithashtu ish-ministri përdorte një numër telefoni në emrin e Robos për të komunikuar.

Disa nga provat mbi rolin e Evi Robos mbi të cilat u dënua Saimir Tahiri

Nga kryqëzimet e të dhënave të komunikimeve me telefon në periudhën 2016 – 2017 ka rezultuar se Drejtori i Drejtorisë së Inspektimit të Ministrisë së Brendshme, konkretisht z. Evi Robo, mik i afërt me të pandehurin z. Saimir Tahiri, ka 4 thirrje telefonike dhe 226 mesazhe me të pandehurin në procedimin e lidhur z. Moisi Habilaj. Asnjë prej këtyre komunikimeve nuk ka përmbajtje dhe se nuk rezulton të ketë qenë në përgjim asnjë prej tyre nga ana e prokurorisë. Po ky punonjës i lartë i Ministrisë së Brendshme ka tre komunikime me mesazh dhe një telefonatë me z. Artan Habilaj. Gjithashtu ai ka dy mesazhe dhe dy thirrje telefonike me të pandehurin në procedimin e lidhur z. Florian Habilaj. Nuk rezulton të jetë hetuar ky shtetas dhe nuk rezulton që ai të jetë vënë në përgjim. Gjithashtu nuk rezulton edhe që të jetë pyetur ky shtetas lidhur me lidhjet e vërtetuara me dy të pandehurit në procedimin penal të lidhur ndërkohë që aktiviteti i grupit kriminal vijonte.

Gjykata sjell në vëmendje se numri telefonik i shtetasit z. Evi Robo, Drejtor i Drejtorisë së Inspektimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, person mjaft i afërt me të pandehurin z. Saimir Tahiri dhe funksionar i lartë, ka komunikime telefonike të shumta me të pandehurin në procedim të lidhur z. Moisi Habilaj, pjesa dërrmuese e tyre vetëm me mesazhe sms (4 thirrje dhe 226 sms). Nga ana tjetër konstatohet se vetë i pandehuri z. Saimir Tahiri ka komunikime me shumë numra telefonikë me të cilët komunikojnë edhe të pandehurit në procedim të lidhur z. Moisi Habilaj dhe z. Florian Habilaj, deri edhe z. Armand Koçcrri dhe z. Nezar Seiti, dhe niveli i lartë i këtyre përputhshmërive, vlerësuar nga pozicioni i Ministrit të Punëve të Brendshme, ngre dyshime lidhur me mënyrën se si ky funksionar i lartë shtetëror, niveli më i lartë ekzekutiv në këtë fushë veprimtarie të qeverisjes, e ushtron detyrën e tij publike.

Nga provat e marra në hetimin paraprak del se shtetasit z. Orest Sota, z. Roni Shqiopa, z. Boge Budini. Z. Evi Robo, etj, janë persona me lidhje të afërta shoqërore me të pandehurin z. Saimir Tahiri, pasi janë evidentuar lëvizje dhe pushime të përbashkëta të tyre. Kështu rezulton se në vitin 2017 ata kanë kryer pushime të përbashkëta me të pandehurin z. Saimir Tahiri në Itali, ku kanë qëndruar atje me jahtin me emrin “Hacci”. Kjo rrethanë evidentohet për faktin se shtetasit z. Roni Shqiopa dhe z. Boge Budini, që janë angazhuar në vitin 2014 dhe 2016 (siç është përmendur më lart) në lidhje me mjetin lundrues “Auras”, rezulton se janë lidhje shoqërore e të pandehurit z. Saimir Tahiri, më tepër se sa e shtetasit z. Orges Liperi, në emër të të cilit ishte regjistruar mjeti lundrues “Auras”. E njëjta situatë paraqitet edhe për shtetasin z. Artan Habilaj dhe të pandehurin në procedim të lidhur z. Moisi Habilaj në lidhje me angazhimin e tyre për riparimin e këtij mjeti lundrues. Ata nuk janë lidhje shoqërore apo farefisnie të shtetasit z. Orges Liperi, por të të pandehurit z. Saimir Tahiri.

Nga të dhënat e marra me letërporosi nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë prej autoriteteve gjyqësore malazeze (dërguar me shkresën nr. 0602-572-K/18 S.M., datë 29.08.2018, të Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Malit të Zi) rezulton se më datë 28.07.2017, në orën 21:04, është regjistruar kalimi i kufirit shtetëror malazez, në dalje nga Porti Bar i Malit të Zi, i anijes jaht me emrin “Hacci”, ku si port destinacioni është paraqitur porti Santa Maria de Leuca, Itali. Në këtë mjet lundrues janë regjistruar si anëtarë të ekuipazhit z. Saimir Tahiri, z. Fatlinda Tahiri, ndërsa si udhëtarë fëmija i mitur D.T si dhe z. Loran Sevi, z. Orest Sota, z. Evi Robo, z. Alban Alia dhe z. Gentian Çeka. Ky mjet lundrues është kthyer më datë 19.08.2017 nga Santa Maria de Leuca, Itali, në Portin Bar të Malit të Zi, ku në ardhje janë regjistruar personat z. Saimir Tahiri, znj. Fatlinda Tahiri, fëmija D.T si dhe z. Boge Budini, znj. Etleva Budini dhe z. Gentian Çeka (nuk janë kthyer me ta shtetasit z. Loran Sevi, z. Orest Sata, z. Evi Robo, z. Alban Alia, ndërsa kanë ardhur shtetasit z. Boge Budini, znj. Etleva Budini).

Për sa i përket shtetasit z. Evi Robo, rezulton se me të pandehurin z. Saimir Tahiri ka lidhje më të hershme se koha e emërimit të këtij të fundit Ministër i Brendshëm dhe e lëvizjeve të mësipërme me mjetin lundrues “Hacci”. Në fashikullin e gjykimit administrohet shkresa nr. FRS/4502/ES, datë 30.10.2017, e shoqërisë Vodafone, me të cilën, mes të tjerave, është dërguar kopja e një shkrese të datës 20.03.2012, me të cilën i pandehuri z. Saimir Tahiri, në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv të Fondacionit “Qernal Stafa” ka paraqitur kërkesë për kalimin nga shoqëria telefonike AMC te shoqëria Vodafone të numrave celularë të tij, të bashkëshortes dhe të shtetasit z. Evi Robo.

Sipas shkresës nr. FRS/4377/EP, datë 23.10.2017, të shoqërisë Vodafone Albania, të këqyrur me procesverbalin e datës 17.01.2018, rezulton se numri celular 0682052748 është i regjistruar në emër të shtetasit z. Evi Robo, por përdorej nga i pandehuri z. Saimir Tahiri, fakt që është pohuar edhe prej tij në deklarimet e dhëna gjatë hetimit paraprak, por rezulton edhe nga telefoni i shtetasit z. Orest Sata në të cilin numrat celularë 0682079524 dhe 0682052748 i ka të regjistruar me emrin “Saimir Tahiri” (siç del nga procesverbali përkatës i këqyrjes).

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit