Ukraina, Rusia dhe Kryqi i Kuq janë dakordësuar për një korridor humanitar nga Sumy. Kjo u bë e ditur në një konferencë nga ministrja ukrainase për Riintegrim, Irina Vereshchuk.
Në këtë mënyrë, palët konfirmojnë armëpushimin mes tyre. Evakuimi i banorëve të Sumy do të bëhet vetëm përgjatë një rruge: Sumy – Golubovka – Lokhvitsa – Lubny – Poltava. Nuk u ra dakord për rrugë të tjera.
Pala ukrainase mori informacione se rusët po planifikojnë të prishin evakuimin dhe po përgatiten manipulime për të detyruar njerëzit të largohen në mënyrë të pakoordinuar. Vereshchuk u kërkoi rusëve të ndalonin përpjekjet për të prishur procesin.
Ukraina synon të evakuojë civilët, përfshirë studentë të huaj, në Poltava. Në veçanti, qytetarët indianë dhe kinezë. Banorët që mbeten në qytet do të marrin ushqime dhe ilaçe.
Nga ora 09:00 në itinerarin e mësipërm shpallet armëpushimi.
Afati kohor i korridorit humanitar është nga ora 09:00 deri në 21:00. Kolona e parë duhet të fillojë të lëvizë nga qyteti në orën 10:00./5pyetjet.al