Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë refuzuar ofertën e Polonisë për t’i dërguar disa aeroplanë MIG-29 nga epoka sovjetike drejt Ukrainës përmes një baze ushtarake amerikane në Gjermani, shkruan media gjermane “Tagesschau”.
Nga Pentagoni kanë thënë se një propozim i tillë ka ngritur “shqetësime serioze” për gjithë NATO-n.
Lidhur me këtë çështje ka shkruar edhe mediumi gjerman“Tagessachau”, duke treguar se transferimi i drejtpërdrejtë i aeroplanëve për në Ukrainë me sa duket nuk është planifikuar nga SHBA-të, teksa theksojnë se një prej skenarëve të mundshëm është që avionët të rilyhen në bazën e Ramstein në Gjermani dhe pastaj të fluturojnë drejt një vendi jo-anëtar të NATO-së apo që nuk është anëtar i BE-së, përshirë dhe Kosovën.